Home / Uncategorized / ÇAMËRI SHPIRTI T’LOTON – Nga LEK GJOKA

ÇAMËRI SHPIRTI T’LOTON – Nga LEK GJOKA

Të ishtë ëndërr e keqe
prapë shpirti do t’lotonte
Çamëri ti je dhimbje jete
një plage që koha s’po e sheronte.

Rrokullisem në vitet e dhimbjes
atehere kur dhe të paret qanin në varre
jeta u nis të udhëtojë në udhët e ikjes
e ti Çamëri u shkrive në vaj e qarje.

Perse ndienjen ta vranë Çamëri
e dot dhimbjen së varrose
të marresh fryme jete u ndale në Shqipëri
por përjetsisht n’shpirt s’ke ngrohje.

Dhe vrasesi yt jep leksione demokracie
dhe vrasesi yt s’e pranon krimin
ty Çamëri don të të leje në hije
e tek Evropa mundohët të gatoje mashtrimin.

Po vjen dita jotë Çamëri, dielli po del
tek varri i gjyshit tend shpërdheu trëndafili
N’Evrope një ditë do të udhëtojmë në një tren..
Loto Çamëri,loto me lotë gëzimi !..

Lek Gjoka
Dhjetor 2014
Jacksonville Florida
ÇAMËRI SHPIRTI T’LOTON NGA LEK GJOKA

About AAOC

Check Also

AAOC calls for investigation against war crimes and mass graves in Chameria

Sketch of the location of the neighborhoods, properties and families of Paramithia in 1930s and …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *