Home / Uncategorized / ÇAMËRI SHPIRTI T’LOTON – Nga LEK GJOKA

Themelohet Këshilli Ndërkombëtar i Çamërisë në Detroit SHBA

Në Detroit SHBA, u themelua Këshilli Ndërkombëtar i Çamërisë

 

Chameria Hollande

Këshilli Ndërkombëtar i Çamërisë në Michigan, do merret me bashkimin e veprimtarëve shqiptarë në këtë shtet për çështjen e Çamërisë.  Kolë Gojcaj veprimtari i komunitetit u zgjodh kryetar i cili e përkrah zëshëm zgjidhjen efikase të këtij problemi kombëtar. Veprimtaria e këshillit u mbështet menjëherë nga Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar (LSHB). Ideatori i LSHB, Tahir Veliu u shpreh se dobia historike e rikthimit të çamëve në trojet e tyre, dhe bashkimi i trojeve Shqiptare, me këtë rast, krijon paqen afatgjatë në Ballkan. “Qeverisë greke në Athinë i tregohet se nuk është vonë kërkim-falja për genocidin kundër çamëve – Greqia mund të nisë nga një ndjesë, që çdo komb i madh ka thënë, për padrejtësitë që ka kryer” Gjithashtu, Këshilli Ndërkombëtar i Çamërisë në këtë shtet do përkrahë Dosjen Çame kundër Gjenocidit Grek, të dorëzuar nga Shoqata Demokratike “Çamëria” në Hollandë, e cila u pranua nga Prokuroria Ndërkombëtare në Hagë në Shkurt 2016.

Këshillat ndërkombëtarë të Çamërisë së shpejti do të formohen në shumë qendra të qyteteve në Europë dhe ShBA dhe në shtator të këtij viti pritet formimi i Këshilli Ndërkombëtar i Çamërisë edhe në Washington DC. Në prill 2016, në Dortmund të Gjermanisë, u formua Këshilli Ndërkombëtar i Çamërisë, ku kryetar u zgjodh profesor Qemal Kryeziu.

Më datën 17 maj 2016 në orën 11.30, këshillat do të mbështesin Shoqatën Demokratike Shqiptare përpara Prokurorisë së Hagës ku do të mbahet një demonstratë mbështetëse për çështjen çame. Po atë ditë kryetari i shoqatës Festim Lato do të pritet nga Prokurori i Përgjithshëm i Hagës së bashku me disa prokurorë të tjerë ku gjithashtu do të mbahet edhe një seancë ligjore. Tek kjo seancë do të flitet për vazhdimin e proçedurave për çështjen çame.

Në tubim u tha se, shqiptarët janë popull autokton në Evropë, dhe popull qytetërues në të gjitha kalimet historike. Nëpërmjet organizimeve të njëpasnjëshme, shqiptarët në mërgim do të punojnë për rikthimin e çamëve, dhe zgjidhjen e çëshjtes së Çamërisë. Ndjesa ndaj shqiptarëve të Çamërisë është e vonuar, por tani është momenti për t’ua thënë. Hapi i parë në çtensionimin e marrëdhënieve do të ishte shfuqizimi zyrtar i ligjit të luftës, që Greqia e mban ende në fuqi, pavarësisht se vetë Greqia dhe Shqipëria janë anëtare të NATO-s. Prania e këtij ligji absurd e bën të pamundur trajtimin e çdo çështjeje mes dy vendeve. Njohja e të drejtave të çamëve, ndalimi i financimit të priftit shoven Janullatos dhe strukturave greke që tentojnë asimilimin e shqiptarëve në jug të vendit, kryesisht emigrantëve në Greqi, do të përbënin një hap të rëndësishëm për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe.

“Sot Çamëria e pushtuar ka 270,000 shqiptarë ortodoksë pa asnjë të drejtë organizimi, shkollimi dhe identifikimi si shqiptarë etnik. Nuk duam asnjë pëllëmbë toke të huaj, por tokën tonë mijë vjeçare çame dhe arbërore s´mund ta falim! Rroftë Çamëria! Rroftë Kombi Shqiptar!” shkruhet në njoftimin e dërguar nga këshilli themelues.

Shqiptarët e Çamërisë, krahinë etnike e Shqipërisë u pushtua në 1876 dhe gradualisht u aneksua nga Greqia në 1913 prej Konferencës së Londrës.

About AAOC

Check Also

Shqipëria 76 vjet në luftë me Greqinë

Nga genocidi grek deri tek pranimi i Çështjes Çame në Bruksel. Një histori e marrëdhënieve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *