Home / Uncategorized / ÇAMËRI SHPIRTI T’LOTON – Nga LEK GJOKA

Tapitë e shtëpive çame, frika më e madhe e Greqisë

88-vjecarja me origjine nga Cameria, Hysnie Dako, e nis rrefimin e saj duke thene se ka mall te madh per vendin ku ka lindur, per token e dashur came. Masakrat qe beheshin ne Cameri gjate viteve 43-44 detyruan Hysnien me moshen 15 vjecare qe te largohej drejt Shqiperise se bashku me familjen e saj. Ajo tregon plot mall e nostalgji, per vuajtjet dhe brengat te vendit ku ajo kaloi femijerine.
hysnie dako cameria

“Mos e harroni Camerine”. Kjo eshte nje porosi qe ajo e ka marre kur ishte e vogel nga babai i saj, dhe te njejten porosi ajo le dhe per niperit e mbesat e saj. Ajo ruan ende tapite e shtepise se saj ne Margellic, duke shpresuar se ceshtja came do te zgjidhet ne nje te ardhme. Kur ishte vetem 15 vjec ajo banonte se bashku me prinderit dhe te afermit ne Margellic. Ne kete moshe ajo degjon lajmet qe vinin nga qytetet e ndryshme, ku masakroheshin banore came nga ushtaret greke. Pasi u larguan italianet, ne vitin 1943, ajo thote se greket kane marre pjesen me te madhe te burrave came duke filluar nga 16 vjecaret deri te burrat 60 vjec duke i burgosur ata ne Qipro, duke lene familjet e tyre te braktisura, femijet pa baba dhe nenat pa burra.

Gjenocidi grek sapo kishte filluar ne Margellic dhe njerezit vriteshin sa hap e mbyll syte, ndersa masakra me e madhe u be ne Paramithi. Ajo sqaron se ne qershor te vitit 1944 u be nje masaker ndaj shqiptareve myslimane ne zonen e Paramithise. Vetem brenda nje nate ne Paramithi u vrane jo me pak se 400 burra. Ishte kjo arsyeja qe kish frikesuar me teper ata te cilet u larguan. Per fat te mire pothuajse te gjithe banoret e Margellicit u larguan para se te vishin greket, se ndryshe po te kishin ndenjur do te pesonin te njejtin fat se ata te Paramithit.

Shume fshatra u dogjen dhe shume te tjere u vrane nga ushtaret greke. Ne ore kater te pasdites, ne shtator te vitit 1944 ajo se bashku me familjen e saj do te largoheshin nje here e mire nga Margellici per t’i grekut para se te mberrinte ne ate zone. Pa vonuar shume prinderit e saj nuk moren asgje me vete pervecse rrobat qe mbanin veshur duke u larguar menjehere se bashku me tre motrat e saj.

Shumica e banoreve te Margellicit nuk moren asgje me vete duke lene te gjithe plackat ne meshire te fatit. E vetmja gje qe Hysnia mori me vete ishte nje ene me qumesht qe t’a kishin per rrugen. Me synimin vetem qe te shpetonin gjalle ato u larguan pa vetedije se ku do te shkonin. 88-vjecarja vazhdon me pas me historine e udhetimit drejt Shqiperise. Ajo u nis pa marre asgje me vete dhe ka udhetuar ne kembe cdo dite duke pushuar vetem naten. Ata ishin trembur shume nga masakra e Paramithit dhe per kete arsye u larguan drejt Kurtesit duke ecur me koken pas dhe brenge ne shpirt sepse po linin pas vendin e tyre te dashur, Camerine. Do te vazhdonin rrugen nga Kurtesi ne Mazrek, nga Mazreku drejt Gumenices deri ne Filat.

Me ne fund do te kalonin kufirin e Konispolit. Degjimi per masakrat qe u beheshin cameve do t’a benin dhe me te mundimshem kete udhetim. Masakrat e Filatit ishin nga me mizoret, duke pare femije dhe te moshuar te vrare barbarisht dhe kur i kujton ato asaj i dridhen mishte. Per fatin e mire te saj ajo kaloi kufirin se bashku me familjen dhe sapo kaluna Konispolin filluan te kerkonin uje. Nga etja e madhe ata kane pire ne kanale dhe perrenj ashtu sic benin bagetite. Qeveria shqiptare do te hapte portat per te mirepritur te gjithe camet, ne te vertete ato ishin te hapura qe nga viti 1913.

Gjysherit dhe prinderit i kane thene se ne vitin 1913 turku kishte vajtur qe t’i merrte per ne Turqi, por ata nuk kishin pranuar. Ishin te rralle ata qe u larguan sepse te tjeret ngriten flamurin shqiptar duke thirrur ‘Ne jemi shqiptare dhe nuk vijme’. Ai flamur u shpetoi jeten atyre dhe u dha buke sepse perndryshe ata do te kishin vdekur. Me pas Hysnia tregon menyren se si u mirepriten nga shqiptaret.

Ashtu sic e kishte menduar dhe ajo, te tjera pati lene dhe te tjera gjeti. Vendi ne fillim iu duk shume ndryshe nga Cameria, megjithese kishte degjuar per Shqiperine. Ajo pranon se camet ishin me fanatike se shqiptaret por ishin me te dashur me ata qe jetonin. Per cudi, kur ajo mberriti ketu vuri re se kishin patur marredhenie me te mira me greket sesa me shqiptaret te cilet kishin te njejtin gjak. Populli shqiptar nuk sillej mire me ta dhe nuk i donte. Ne cameri ata nuk i donte qeveria dhe shteti, por nuk kishin konflikte me greket, per me teper ata festonin se bashku me ta ne kishat greke.

Fillimi per te dhe familjen e saj ka qene shume i veshtire, por me kalimin e kohes ajo filloi te kishte me teper afrimitet me shqiptaret, megjithese keta te fundit thonin shpesh se camet do te na vjedhin, e shume fjale ete tjera qe tregonin hapur nje perbuzje ndaj cameve. Sipas saj populli nuk i mirepriti ata, ndersa shteti vete reagoi ndryshe. Ky ishte dhe ndryshimi i madh ne krahasim me Camerine, ku atje nuk i donte shteti por i donte populli. Qeveria shqiptare u siguroi atyre shtepi, shkolle dhe pune. Shteti shqiptar nuk do te bente aspak diferencime midis cameve dhe shqiptareve, ndryshe nga shteti grek qe per nje cam jepte vetem 4 klase arsim dhe mundohej qe t’i izolonte ata nga arsimimi.

Ne lidhje me sistemimin ne Shqiperi ajo thote se ka kaluar ne disa fshatra dhe qytete, duke kaluar midis varferise dhe vuajtjes per nje kohe te gjate. Ne fillim ata u strehuan ne Sarande dhe Delvine ku qendruan per 6 muaj duke fjetur ne rruge dhe poshte pemeve, ne kerkim te ushqimit. Benin rolin e lypsit, por ne vend qe t’i ndihmonin ata i kerkonin. Me nderhyrjen e qeverise, nje shtepi dy kateshe liroi atyre katin e pare ku mbante bagetine. Pasi lane vendin ata u sistemuan per te kaluar naten.

Ajo tregon e mallengjyer per ate mengjes kur e zonja e asaj shtepie vjen tek ata, 20 vetave poshte pemes, dhe u kerkon miell sepse donte qe t’i bente femijeve te saj petulla. Ishte per te ardhur keq se ata vete nuk kishin cte hanin, ishin mesuar ndryshe ne Cameri dhe tani ata kalonin dhe nete pa futur gje ne bark. Pas Delvines ata u shperngulen ne Durres, ku kaluan 3 muaj dhe me pas perfunduan ne Kavaje. Dhe atje ata vuajten shume.

Motra e saj e madhe lypte per buke dhe me vone ne vitin 1963 erdhen ne Tirane ku jane dhe sot. I mungon vendi i lindjes por nuk e lejojne qe te kthehet atje. Shpreh nje deshire te madhe per te pare dhe njehere vendin ku lindi dhe kaloi femijerine e saj. Digjet nga malli per te pare dhe njehere Margellecin, por nuk do te qe jetoje atje pasi greket nuk lejojne dhe camet qe jane atje te flasin shqip, dhe nje rast i tille i kish ndodhur motres se saj.

Per te shuar mallin motra e saj shkoi per te pare Camerine, por ne Kapshtice e ndaluan sepse ne pashaporten e saj shkruhej Margellic, por ajo i genjeu se flitej per Margellicin e Fierit, dhe pas shume pyetjesh ajo me ne fund arriti te kalonte kufirin. Nuk i lejojne per shkak se greku mban peng pasurite e tyre. Ajo zoteron te gjitha dokumentet qe mbartin pasurine qe kane lene ne Cameri dhe per kete arsye greku nuk i lejon. Ajo mban akoma tapite qe i ka lene i ati amanet, nga viti 1913, deshmi qe vertetojne te drejten e pronesise se atyre tokave. Per kete arsye greku nuk i shet tokat e tyre, sepse nuk ka tapite.

Kjo shpjegon dhe faktin qe te huajt nuk mund te investojne ne Cameri, megjithese eshte nje bukuri e rralle, sepse nuk mund te kene tapite origjinale. Greket akoma nuk kane hequr ‘Ligjin e Luftes’, sepse nuk do te qe te ktheje tokat, sepse per to eshte gati qe te vrase serish. Pasi u larguan camet shteti grek, strehoi te gjithe ata qe ishin te pastrehe duke i caktuar taksen mbi pasurine qe kishin lene pas camet.

Greket regjistruan cdo pasuri dhe ua fali te pastreheve ne forme takse. Cameria ka pasuri te shumta, dhe nese camet do te merrshin tani vetem 10% te atyre taksave jo vetem camet do te rregulloheshin por e gjithe Shqiperia do te rregullohej. Me ne fund ajo le porosine femijeve dhe niperve per Camerine. Porosia qe ajo le, jane fjalet qe i ka thene babai i saj ‘Mos e harroni Camerine’. Nuk mund te harroje Camerine, vendin ku ajo lindi dhe u rrit sepse eshte toka e saj.

Ajo uron me gjithe zemer qe token qe nuk e gezoi asnjehere t’a marrin niperit dhe mbesat e saj, qe te mudn te shohin te pakten nje here te vetme tokat e te pareve te saj. Rezoluta qe njeh te drejtat e tyre, eshte shfaqur kohet e fundit ne Kuvend, por ajo ka frike se nuk do te votohet. Mendon se qeveria shqiptare i druhet Greqise dhe kujton mire votimin ne vitin 2004, ku frika ndaj grekut beri qe ceshtja e cameve te mbetet e pazgjidhur pas kaq shume vitesh. Nese do te miratohej ajo rezolute, kjo ceshtje mund te shkoje deri ne Hage, nga e cila greku do te kishte frike sepse camet atehere do te merrnin ate cka eshte e drejte qe te marrin.

 

About AAOC

Check Also

10 NENET E DEKLARATËS PËR TË DREJTAT E NJERIUT QË GREQIA PO SHKEL ME ÇAMËT

68 vjet kanë kaluar pas adoptimit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *