Home / Features / Genocide Awareness / Reagon komuniteti Çam në SHBA ndaj deklaratës së Greqisë, për banderolën në stadiumin Lens

Reagon komuniteti Çam në SHBA ndaj deklaratës së Greqisë, për banderolën në stadiumin Lens

Bota Sot |  Beqir SINA, New York

Komuniteti Çam në SHBA, e kanë quajtur deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Greqisë, si qesharake, dhe aspak serioze sipas tyre.

CHICAGO IL – Kombëtarja mbarëshqiptare, ka debutuar me humbje në pjesmarrjen e saj të parë në historinë e Futbollit shqiptar, në Kampionatin Europian Francë 2016, duke u mposhtur nga Zvicra, me rezultatin 1: 0. Përkundër humbjes, kuqezinjtë luajtën mjaft mirë dhe ndoshta e merituan një barazim, duke pasur 2-3 raste të mira, edhe kur luajtën me 10 lojtarë. Mirëpo, ndërsa ndeshja e parë përfundoi 1:0, nuk ka përfunduar ende “problemi”, që ka hapur Greqia, jashtë tribunave të stadiumit Lens, ku u zhvillua ndeshja në praninë e 35 mijë shikuesve dhe qindra miliona njerëzve nga mbarë bota.

Shkas, është bërë Athina, e cila thuhet se është shqetësuar nga shfaqja e një banderole, në pjesën e stadiumit, ku ishte caktuar për tifozët zviceranë, e cila u hoq shpejt nga forcat e sigurimit të stadiumit francez, ku shkruhej: “Greqia është fajtore. Kujtoni genocidin në Çamëri, 100.000 viktima shqiptare”.

Shfaqja e kësaj banderole nga një grup tifozësh, në tribunat e stadiumit Stade Félix Bollaert Lens, ka shkaktuar reagimin e “ashpër” të Ministrisë së Jashtme greke. Zëdhënësi i saj Efstratios Efthimiu, i është përgjigjur pyetjes së një gazetari lidhur me një banderolë të shfaqur gjatë ndeshjes së futbollit Shqipëri-Zvicër.

Ndërkohë, i menjëhershëm ka qenë sot edhe reagimi i komunitetit Çam në SHBA, ndaj kësaj banderole, shfaqur në stadiumin e Lens- Francë, dhe deklaratës së zotit Efthimiu, të cilët e kanë quajtur deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Greqisë, qesharake dhe jo serioze sipas tyre.

Deklaratat qesharake të Ministrisë së Jashtme greke, janë të papranueshme pasi Greqia sot mban të pushtuar një territor të gjerë në veri, ku pronarët nuk lejohen të kthehen në trojet e tyre”, thuhet në reagimin e Shoqatës Çamëria në Shtetet e Bashkuara.

Më tej në reagimin e tyre, ata thonë se e kanë përshëndetur veprimin e tifozëve në tribunën me tifozë zviceranë, të cilët gjatë ndeshjes të kombëtares shqiptare me Zvicrën për Euro 2016, shpalosën një banderolë, ku i rikujtonin Greqisë gjenocidin ndaj çamëve që filloi në vitin 1913, dhe kulminoi në vitet 1944-45.

Greece cannot hide genocide Chameria

Organizata Çamëria në SHBA, thuhet në reagim e përshëndet veprimin e tifozëve në tribunën me tifozë zviceranë, të cilët gjatë ndeshjes të kombëtares shqiptare me Zvicrën për Euro 2016, shpalosën një banderolë, ku i rikujtonin Greqisë gjenocidin ndaj çamëve që filloi në vitin 1913, dhe kulminoi në vitet 1944-45. Për këtë Organizata Çamëria, ka një moto të saj që shkruan ‘Greece Cannot Hide Genocide”, pra ‘Greqia nuk mund ta fshehë gjenocidin’. Gjenocidi quhet si i tillë deri në momentin që pala agresore ndal mohimin dhe kërkon ndjesë, hap ky që shërben për pajtimin e brezave të ardhshëm. Në 27 Qershor 2016 mbushen 72 vjet nga kulminimi i genocidit dhe ky komunitet do t’a përkujtojë këtë tragjedi në disa qytete të ndryshme në SHBA.

Ata thonë se Organizata Çamëria në SHBA me seli në Çikago, ka banderolën e saj që shpaloset çdo qershor në New York “Chameria is Albanian” mesazh i cili tregon një fakt të pakontestueshëm jo vetëm historik, por një realitet bashkohor. Shteti i falimentuar grek dhe diplomacia e Athinës ka treguar që çështja çame është jo vetëm ekzistente por një gjëmb në këmbë i shtetit të ashtëquajtur helen.

Futbolli në Euro2016 në Paris paraqet një mundësi ku virtytet dhe qytetërimi shqiptar do të shënohen në faqet e bardha të historisë me lojtarët e shkathët shqiptarë që bëjnë krenar një kontinent europian të tërë.

Ndërkohë, në fund të reagimit të tyre, ish i mbijetuari i gjenocidit çam aktivist i njohur i çështjes Çame në Shtetet e Bashkuara, inxh. Sali Bollati, duke folur për faktin se në Paramithi e Gumenicë po botohen libra për gjuhën shqipe në dialektin e çamërishtes nga banorët autoktonë atje, u shpreh

“Përderisa sot çamët në Shqipëri, bashkë me çamët ortodoksë në Çamëri kërkojnë të ringjallin gjuhën e tyre, kjo tregon një zhvillim pozitiv se ky komunitet jo vetëm është i gjallë por kërkon ta çojë identitetin e vet kombëtar në nivele edhe më të larta.”

 

About AAOC

Check Also

Genocidi Vazhdon: Autoritetet greke s’e lejojnë të kthehet në Athinë: Ke lindur në Çamëri

Sa herë që marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Greqisë tensionohen, Athina zyrtare duket se e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *