Home / Uncategorized / ÇAMËRI SHPIRTI T’LOTON – Nga LEK GJOKA

QEVERIA GREKE PARALAJMËRON SHQIPËRINË: MOS E PËRMENDNI ÇAMËRINË

Në aktivitetin e organizuar nga Rinia e fantazmës “Vorioepirote” e Athinës me rastin e prerjes së pites së fillimvitit, zv/ministri i shtetit në qeverinë Tsipras, Terens Kuik i ka kujtuar Shqipërisë se do të ketë mbështetjen e Greqisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian vetëm nëse respekton plotësisht të drejtat e minoritetit grek.

Ai tha se Shqipëria duhet t’i japë fund çdo qasje që synon tjetërsimin e popullsisë greke në jug të vendit përmes ndryshimeve administrative në qeverisjen lokale.

Zyrtari grek i kërkoi qeverisë shqiptare të ndalë referencat që lidhen me “Shqipërinë e madhe” dhe t’u vërë fre zërave që flasin për çështjen çame, duke u përpjekur ta ndërkombëtarizojnë atë, raporton Respublica.

“Miq-miq, por asnjëherë miqësia e dy vendeve fqinje nuk mund të mbështetet në pretendime territoriale dhe britma ekstremiste”, është shprehur Kuik.

Sipas tij, ngjarje si e ajo e Përmetit nuk duhet të ndodhin, pasi grekët e Shqipërisë janë të lidhur ngushtë me Kristianizimin dhe Ortodoksinë. Kuik i referohet ngjarjes ku misionarë të Janullatosit nuk hezituan të tentojnë të acarojnë marrëdhëniet e mira të komuniteteve fetare duke pushtuar pronën e Shtëpisë së Kulturës “Naim Frashëri” në 2013.

Terens Kuik është përfaqësues i Partisë së Grekëve të Pavarur (ANEL), në koalicion me Syriza-n e Aleksis Tsipras.

About AAOC

Check Also

Janina, çelësi historik për problemin çam

Nesip Kaçi – Ish Ambasador. Më  7  mars  2016 mbushën  103  vjet  nga  rënia  e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *