Home / Uncategorized / ÇAMËRI SHPIRTI T’LOTON – Nga LEK GJOKA

PBDNJ shpalli kandidat organizatorin e masakrës së Peshkëpisë

10 Prill 2015

Forumi “Djemtë e Gjirokastrës” kanë zhvilluar sot një ceremoni përkujtimore në nderim të dy të rënëve në masakrën e Peshkëpisë në Gjirokastër ku mbetën të vrarë pas një sulmi terrorist i organizatës terroriste greke “MAVI”, kapiteni i Parë Fatmir Shehu dhe ushtari Arsen Gjini.

Pllakë përkujtimore në postën ushtarake në Gjinokastër
Pllakë përkujtimore në postën ushtarake në Gjinokastër

PS zgjodhi të kandidojë sërish kryebashkiakun aktual, Gjergji Goro, ndërsa Dule doli me kandidatin e tij, Fredi Bejleri në Himarë.

“Djemtë e Gjinokastrës” u shprehën se Partia e të Drejtave të Njeriut ka shpallur kandidat për Bashkinë Himarë atë personazh që 21 vjet më parë sipas akuzave të ngritura nga Prokuroria Shqiptare dhe Greke  është organizatori i sulmit terrorist kryer në repartin ushtarak të fshatit Peshkëpi të Gjirokastrës.

Për ironi të fatit edhe të politikës 21 vjet më vonë Alfred Bejleri, i akuzuari si organizator i këtij sulmi terrorist shpallet kandidat i PPDNJ-shit jo rastësisht  në të njëjtën datë kur ndodhi sulmi terrorist nga organizata terroriste MAVI në 10 Prill 1994.

“Ne sot në 10 prill 2015  i vendosim lule heronjve të kombit ushtarakut Fatmir Shehut dhe ushtarit Arsen Gjinit të rënë dëshmor në krye të detyrës në ish-repartin ushtarak në fshatin Peshkëpi dhe politika e ‘’dekriminalizuar’’ në Tiranë shpall kandidat për një nga 61 bashkitë e vendit pikërisht atë që është akuzuar nga Prokuroria Shqiptare dhe Greke që është organizator i këtij akti terrorist”

thuhet në deklaratën e “Djemve të Gjirokastrës”.

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka zgjedhur si kandidat për Bashkinë e Himarës, një person të arrestuar dhe të dënuar më parë. Bëhet fjalë për Fredi Bejlerin, emri i të cilit lidhet me disa ngjarje, një prej tyre ka të bëjë me dhunimin e simboleve kombëtare. Së pari ai është arrestuar nga policia greke në vitin 1994, në tentativë për organizimin e një sulmi ushtarak në repartin e fshatit Peshkëpi në Gjirokastër, raporton News 24.

alfred bejleri

Po kështu, Alfred-Fredi Bejleri është dënuar nga gjykatat shqiptare për ngjarjet e Himarës në vitin 2003, ku u dhunuan ndër të tjera edhe simbolet tona kombëtare. Bejleri së bashku me katër persona të tjerë u dënuan për veprën penale “thyerje e simboleve kombëtare”. Për këtë dënim, në vitin 2012, ata i drejtuan edhe një letër Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, ku kërkonin faljen, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë. Çudia më e fundit në vazhdën e këtyre çudive shqiptare është se, pikërisht përfaqësuesi më i denjë i lëvizjes për “Vorio Epirin”, hidrauliku i bërë kriminel nën hyqmin e shtetit grek, Alfred Bejleri, me mbështetjen edhe të progonatasit të konvertuar në grek, Vasil Bollano ka filluar të organizohet për të siguruar mbështetje për të kandiduar për kryetar të bashkisë Himarë, madje duke bërë mbledhje publike nën hundën dhe sytë e shtetit dhe shtetarëve tanë.

Përvoja profesionale dhe kulturore i këtij individi përveç të tjerash është dhe pasqyrë e qartë e nivelit intelektual, kulturor dhe shtet-formues të përfaqësuesve të këtyre lëvizjeve, si dhe të vet shtetit Grek si krijues, mbështetës, dhe financues zyrtar dhe jozyrtar i tyre, i këtyre individëve bastardë të cilët, e shesin veten për pesë aspra dhe bëhen mashë në duart e të huajve kundër interesave kombëtare dhe jetës së vëllezërve të tyre. 

Kjo situatë është shumë e dhimbshme për ata shqiptarë të pastër dhe patriotë, të cilët kanë sakrifikuar dhe sakrifikojnë çdo ditë që ky vend të jetë një vend më i mirë për ata dhe për brezat që vijnë, është një plagë e hapur për familjet e atyre dëshmorëve të vrarë nga pabesia.

Më tej “Djemtë e Gjirokastrës e quajnë një tallje me shpirtrat e heronjve të kombit edhe të familjarëve të tyre këtë akt të politikës shqiptare që nuk i shërben askujt me këto sjellje që ‘cingrisin’ shpirtin e shqiptarit.”

Por ajo që është më kryesorja është se kjo parodi shqetësuese në kurriz të kombit shqiptar, tregon se sa patetik, i paaftë dhe jo serioz deri në antikombëtarizëm shkon qëndrimi dhe politika zyrtare e shtetit shqiptar gjatë këtyre viteve të demokracisë së shumë pritur, majtas dhe djathtas. Ky është shteti që ka frikë të nderojë dëshmorët e kombit të rënë në krye të detyrës në mbrojtje të atdheut, të tradhtuar, të çarmatosur dhe të braktisur, ndërkohë që nga ana tjetër nderon, shpërblen dhe promovon vrasësit e këtyre dëshmorëve, vrasësit e kombit shqiptar.

About AAOC

Check Also

10 NENET E DEKLARATËS PËR TË DREJTAT E NJERIUT QË GREQIA PO SHKEL ME ÇAMËT

68 vjet kanë kaluar pas adoptimit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *