Home / NEWS

NEWS

Greqia, pasi anekson territor shqiptar, kërkon naftë në ujrat shqiptare

Çështja e kufirit detar po vijon të mbajë pezull marrëdhëniet politike mes Tiranës dhe Athinës. Së fundi mësohet se Greqia po vonon të japë koordinatat e sakta të kërkimeve të saj në detin Jon.

Kërkesa për këtë informacion është bërë nga qeveria shqiptare, dhe kjo situatë ka shqetësuar autoritetet greke.

Revista Greke “Epikaria” zbulon se Greqia ka refuzuar dy kërkesa të qeverisë shqiptare, ku i kërkohen ekzekutivit grek koordinatat e sakta të kërkimeve për naftë në veriperëndim të Korfuzit. Shkrimi i referohet kërkesës së qeverisë shqiptare për një rinegocim të marrëveshjes, dhe ngritjes së strukturës së re të gjeologjisë detare.

“Sipas burimeve, Athina nuk iu është përgjigjur kërkesave të Shqipërisë, por duket qartë që po hymë në një fazë të re. Në kryeqytetin e Shqipërisë, disa ditë më parë, ministri i Energjisë dhe Industrisë lajmëroi se do të jepen tendera për kërkime për naftë. Kjo deklaratë e bërë nga ministri theksoi vendimin e qeverisë për të vendosur strukturën e re të Gjeologjisë detare”, shkruan revista “Epikaria”.

Por vendimi i qeverisë për të nisur kërkimet në zonën e përfolur detare, ka krijuar një klimë negative për Greqinë. Sipas tyre insistimi i kryeministrit Edi Rama lidhur me këtë çështje tregon qartë qëllimin e tij për t’i dhënë fund marrëveshjes së vitit 2009-të të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, dhe politikat e ndjekura paralelizohen me ato të Ankarasë me çështjen e Zonës Ekskluzive Ekonomike në Qipro.

“Nuk është ende e qartë se çfarë zonë  kanë zgjedhur shqiptarët për të vazhduar me hetimet apo nëse lëvizjet e tyre kanë qëllim për të provokuar diskutim rreth kërkimit grek, në kuadër të politikës së anulimit të marrëveshjes së 2009, por është e qartë se problemet janë përkeqësuar në vend që të zbuten”, shkruan revista.

/Shekulli Online/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *