Home / Features / Historiani grek: Greqia nuk mund ta fshehë nën rrogoz çështjen çame

Historiani grek: Greqia nuk mund ta fshehë nën rrogoz çështjen çame

Kështu u shpreh për CNN grek më 12 qershor Konstandinos Tsitselikis, eksperti i pakicave etnike dhe profesor i historisë ballkanike, sllavëve dhe të lindjes në Universitetin e Maqedonisë në Selanik. Sipas tij:

“Gjërat janë tensionuar tej mase pas viteve 1925-1926, kur qeveria e atëhershme e udhëhequr nga Venizelos sekuestroi pronat e çamëve pa i kompensuar. Kështu, shpërtheu vala e dhunës midis grekëve [ardhacakë nga Anadolli] dhe çamëve. Pika kulmore arrin, kur një pjesë e çamëve bashkëpunuan me italianët dhe gjermanët. Është artificiale ideja se të gjithë çamët ishin bashkëpunëtorë të gjermanëve, pasi pati një pjesë u rreshtuan në luftën antifashiste me ELAS mbi 500 çamë. Në vitet 1943-1944 forcat e EDES të udhëhequr nga Napoleon Zerva dëbuan me forcë për në Shqipëri rreth 20.000-25.000 çamë. Nga ky dëbim i dhunshëm u vranë rreth 3.000 njerëz, pjesa tjetër arriti të shpëtojë duke ikur në Shqipëri.

Kjo është padyshim përvoja më dramatike për çamët dhe pasardhësit e tyre, sepse ata humbën pronat e tyre dhe nënshtetësinë greke. EDES e udhëhequr nga Zerva nuk ishte ushtri shtetërore greke, por ata kryen krime lufte.

Greqia nuk duhet ta fshehë këtë temë nën rrogoz. Pala greke duhet të ulet dhe të diskutojë politikisht këtë temë për t’u mbyllur. Ajo po e vendos këtë temë nën rrogoz, kur ajo duhet ta hapë për të diskutuar se çfarë ka ndodhur atë periudhë për ta mbyllur më tej. Për fat të keq kanë ndodhur ato që ndodhën, padyshim, por që atëherë kanë kaluar tre breza. Kjo është më tepër një çështje e të drejtës morale për të njohur atë që ka ndodhur më parë.”

http://www.cnn.gr/news/ellada/story/35489/o-k-tsitselikis-sto-cnn-greece-gia-to-tsamiko-kai-tis-kiniseis-athinas-kai-tiranon

About AAOC

Check Also

1908 – Hapja e shkollës së parë shqipe në Filat të Çamërisë

Viti 1908, hapja e shkollës së parë shqipe në Filat të Çamërisë SHKRIM-KËNDIMI DHE SHKOLLA …

One comment

  1. Pershendetje
    ne qofte se e harojme te kaluaren e te pareve tane ska dyshin se historija perseritet
    Koha po hec ne favor te kombit shqiptar
    Me ndihmen e miqve dhe normal me deshiren dhe ndihmen e Zotit te Madheruar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *