Home / Features / Genocidi Vazhdon: Autoritetet greke s’e lejojnë të kthehet në Athinë: Ke lindur në Çamëri

Genocidi Vazhdon: Autoritetet greke s’e lejojnë të kthehet në Athinë: Ke lindur në Çamëri

Sa herë që marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Greqisë tensionohen, Athina zyrtare duket se e ka gati “hakmarrjen” për shtetasit tanë.

Vetëm tri ditë më parë, një nënë e moshuar 80-vjeçare, nuk është lejuar të kalojë në doganën greke,  sepse për policinë kufitare të Kakavijës, vendlindja e saj në Çamëri, përbënte  problem.

Një motiv krejt absurd dhe befasues për të moshuarën nga Cërriku, e cila ndonëse dispononte edhe dokumentacionin e rregullt për të kaluar e qëndruar në shtetin helen, sërish nuk është lejuar të kalojë, duke e detyruar të kthehej sërish në Shqipëri.

Shqiptarja 80 vjeçare e Çamërisë nga Arpica
Shqiptarja 80 vjeçare e Çamërisë nga Arpica

Në një rrëfim ekskluziv për “Panorama”, Ildize Jupe, lindur në Arpicë, (sot riemërtuar Perdika) fshat i prefekturës Gumenicë në Çamëri, rrëfen me keqardhje historinë  e saj, që aq sa duket e trishtë, është edhe absurde.

Unë jetoj prej më tepër se 10 vitesh në Athinë dhe këtë vit vendosa të pushoj disa muaj tek fëmijët e mi në Cërrik e Vlorë.

Pas përfundimit të këtyre pushimeve u nisa këtë fundjavë, me vajzën time dhe të shoqin e saj, drejt Greqisë.

Kur mbërrijmë në Kakavijë policia greke pasi kontrollon dokumentet e mia, më thotë se duhet të kthehem pas sepse kam probleme  me vendlindjen. Në pasaportën time vendlindja është Arpicë, Margëlliç, në Çamëri dhe sipas tyre kjo është problem.

Nga frika mos kthenin dhe fëmijët e mi, nuk bëmë rezistencë dhe u kthyem deri në Tepelenë. Nipërit e mi nga Vlora vijnë e më marrin aty, ndërsa vajza me dhëndrin, vazhduan normalisht udhëtimin drejt Athinës.

Jam shumë e zhgënjyer dhe e tronditur nga kjo ngjarje. Si mundet një e moshuar si unë të ndalohet padrejtësisht në kufi, kur unë kam të gjitha dokumentet dhe jetoj tashmë prej vitesh në Greqi?!

Gjithashtu e moshuara pohon se policia kufitare i ka kërkuar një certifikatë personale nga zyrat e gjendjes civile në vendin e lindjes, Arpicë.

Por sipas saj kjo është edhe më absurde, pasi vështirë se pas afro një shekulli, në fshatin e saj të gjesh ndonjë dokument personal.

Në kushte të tilla, Ildize Jupe nuk di se çdo të bëhet me të ardhmen e saj. “Isha përgatitur me shumë gëzim për të shkuar sërish në Greqi.

Mezi prisja të takoja nipërit e mbesat që janë lindur dhe po rriten aty. Por mesa duket ne çamëve do të vazhdojnë të na përbuzin e nëpërkëmbin.

Kam qenë fëmijë, 8 vjeç, kur na dëbuan herë e parë nga shtëpitë tona. Nënës sime i kanë vdekur tre fëmijë rrugës, nga uria dhe lodhja. Tani më duket sikur po përjetoj të njëjtat dhimbje”, shprehet me lot ndër sy e moshuara.

 

Florenc Manari / Panorama

About AAOC

Check Also

10 NENET E DEKLARATËS PËR TË DREJTAT E NJERIUT QË GREQIA PO SHKEL ME ÇAMËT

68 vjet kanë kaluar pas adoptimit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *