Home / Uncategorized / ÇAMËRI SHPIRTI T’LOTON – Nga LEK GJOKA

Genocidi në Çamëri: Historianët tregojnë aktet e shëmtuara të qeverisë dhe ushtrisë greke

Në një dokumentar nga A1 Report, Profesorët Pëllumb Xhufi dhe Hajredin Isufi tregojnë për publikun faktet historike dhe se Drama Çame nuk është mbyllur edhe pse kanë kaluar 70 vjet nga genocidi. Ata na tregojnë se si shteti grek dhe historiografia ende mban në heshtje masakrat në Çamëri.

Historiani Isufi tregon se si misonarët anglez ishin në bashkëpunim me Zervën. Madje, Koloneli Palmer, zëvendshefi britanik fsheh spastrimin etnik, e nuk shkruan asgjë për dramën çame por raporton se një numër i vogël çamësh u vranë nga grekë të Korfuzit për arsye hakmarrjeje.

Qeveria Greke ka bërë të gjitha makinacionet dhe manipulimet për të fshehur krimet e tyre dhe fshatrave në Çamëri u kanë ndërruar emrat e tyre. “Në Çamëri nuk ekziston asnjë varrezë a ndonjë qendër kulti, pasi gjithçka është rrënuar” konstaton Prof. Isufi.  Gjithashtu flitet për të krishterët çam, të cilët u detyruan të marrin rrugët e emigracionit si rezultat i asimilimit dhe sepse shtëpitë çame u zunë menjëherë nga fashistët grek.

Komuniteti Çam ka potencial intelektual dhe ekonomik dhe çështjen çame nuk ka për ta lënë pas dore. Siç pohohet nga vetë përfaqësuesit e këtij komuniteti, çdo familje çame ka humbur një pjesëtar të saj nga ky genocid i paparë në këtë skaj të Europës.

Çamëria, krahina më e madhe e Shqipërisë së Jugut, që Greqia e mban të pushtuar që kur trupat e saj hynë në kryeqendrën Artë në 1876 dhe që e aneksoi pas Konferencës së Ambasadorëve në Londër në 1913, shoqëruar parreshtur me masakra, genocid, dëbime, shpronësime të shqiptarëve etnikë çamë.

Për këtë Çështja e Camërisë nuk shuhet dhe nuk mund të ketë paqe dhe bashkëpunim midis Shqipërisë dhe Greqisë pa zgjidhjen e saj.

 

About AAOC

Check Also

Albania Prime Minister Highlights Cham Plight on Greek TV

Albanian Prime Minister Edi Rama has told Greek TV that Greece maintains a theoretical state …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *