Home / Uncategorized / ÇAMËRI SHPIRTI T’LOTON – Nga LEK GJOKA

ÇAMËRIA NUK HARROHET KURRË!!

Sali Bollati

Autoritetet greke vazhdojnë ende sot të mohojnë masakrat e ushtruara para mbi 70 vjetësh ndaj Shqiptarëve të Çamërisë, duke deklaruar me paturpësi se Çështja Çame nuk ekziston edhe mohim indirekt i Tiranës zyrtare me heshtjen që bën ndaj këtij Genocidi të cilin “rastësisht” e njohu më 1994 e që nga ajo kohë e ka mbyllur në sirtaret e të ashtuquajtur traktat “miqësie” të 1996?! 

Para disa ditësh një mik, ose më mirë siç e quan vehten ai “bashkëvendas” Çam nga Preveza, studjuesi i nderuar z.Niko Stilo, më dërgon nga Gjermania ku jeton prej vitesh, pjesë të një shkrimi të publikuar në gazetën e Janinës “Ipirotikos Agon” nga një “bashkëvëndas” tjetër, nga një fshat shumë afër Paramithisë, z.Mario Bikas; përkthimi nga greqishtja simbas z.N.Stilo: Mua këtë rrëfim ma ka treguar Konstandina Karabela nga Paramithiá.

“Në 27 shtator 1943 në mesditë, më vranë përpara avllisë së kishës Shën Nikolla të Paramithisë, babanë tim Kristo Kokora dhe Vasil Resta. E kësisoj ne, shtatë vëllezërit mbetëm jetimë. Mihali, më i vogli ndër ne, ishte n’atë kohë vetëm dy vjeç. Babai im mbeti atje i pavarrosur. Nëna ime nuk mundi dot ta varroste, sepse kishte frikë. Vetëm pas dy ditësh doli e vetme që të hapte varrin. Hamdi Demi, gjitoni yn musulman, morri dy të krishterë që i kishte ruajtur fshehur në shtëpinë e tij dhe së bashku hapën gropën e varrimit. Më pas e vunë trupin e vdekur të babait tim mbi një shkallë druri dhe e sollën te varri ku edhe e varrosën.”

Më poshtë Mario Bika tregon për vdekjen e Hamdi Demit, ne ditën e masakrës së madhe të Paramithisë në Qershor 1944. Ai, bashkë me shumë paramithiotë të tjerë u therr nga zervistat grekë; edhe pse shumë veta e kishin këshilluar që të largohej. Ai qëndroi në Paramithi duke deklaruar bile “që nuk kishte asnjë arsye të ikte, sepse nuk i kishte bërë kurrë keq asnje njeriu”. Ky është një nga shembujt, jo të rrallë, të respektit, ndihmës, dashurisë e të bashkëjetesës sonë midis Çamëve Shqiptarë të krishterë e musulman.

Para 5 vjetësh, bashkë me nipin e të ndjerit Hamdi Demi, Dr.Tahsin Demin, ishim në një vizitë në Pargë; gjatë një bisede të përzemërt me zonjën Vasilika, ajo me lotë kujtoi hallën e Dr.Tahsinit, Qamilen, vajzën e Hamdiut, të martuar në Pargë, me të cilën duheshim si motra. Dhe na tregoi se Qamileja qante gjithëmonë kur kujtonte vëllain e sajë, Nelon, djalin e që e kishin vrarë bashkë me babain e tij Hamdiun zervistat më 1944 në Paramithi, duke lënë djalin jetim, Tahsinin 4 muajsh” Duke i paraqitur z.Vasilikë, Doktorin 66 vjeçar, ish-jetimin 4 muajsh, filluan përqafimet me lotë që nuk pushonin si për ata të dy, ashtu edhe për ne që i shoqëronim. Kujtesë me mallëngjim dhe respekt të pashembulltë, por real dhe kuptimplotë!

Këtu dua të shkruaj edhe për disa mbresa që më kanë mbetur në mëndje për ato marëdhënie vëllazërore të shkuara, por edhe të paharruara:

Pas vrasjeve e masakrave që pësuam nga zervistat monarkofashista grekë, ditët e fundit të Qershorit 1944, ne fëmijë, gra e pleqë të mbetur gjallë, të plagosur, të tmeruar, të xhveshur ,të palarë e të pangrënë na grumbulluan në një si kamp përqëndrimi pranë xhandarmërisë së Paramithisë.Nuk kaluan shumë orë, dhe u shfaqën aty shume gra e plaka komshije Çame të krishtera, me rroba dhe ushqime në duar, na sollën ndihma. Bile për Tahsinin 4 muajsh vazhduan të sillnin përditë një shishe me qumësht. Po kështu nuk më hiqet nga mendja kur po na hipnin ushtarët anglezë në kamiona të pa mbuluara dhe po na nisnin për Gumenicë. Ishte dimër i ftohtë me erë, prapë ish fqinjet tona të krishtera na sollën rroba e pallto dimri për tu mbrojtur nga të ftohtit dhe me sytë plotë me lotë qëndruan duke na përcjellur me duart e tyre.

Dhe respekti bashkë me dashurinë nuk u harruan asnjëherë midis neve Çamëve të përzënë me dhunë dhe Çamëve të krishterë; që megjithëse mbetën, ju mohohen edhe sot e drejta e gjuhës amtare, si edhe të drejtat e njohura botërisht për minoritetet. Jemi të gjithë Shqiptarë!

Në vitin 1966, Teto-Zybides, nënës së Tahsinit, i mungonte çertifikata e lindjes, kështu menduam ti dërgojmë një letër për ndihëm z. K.Çikarelit, ustait këpucar në Paramithi, me të cilin kishte punuar i vëllai, Muhamet Bako. E postuam letrën, por përgjigja u vonua.Vetëm mbas 3 javësh na u kthye letra e pahapur.?! U çuditëm shumë nga kjo. Por mbas një jave na vjen një letër tjeter në adresën e Tetos. Kur e hapim lexojmë: E dashur motër Zybide, u gëzuam shumë kur pamë letrën që I kishe nisur babait tonë të dashur, I cili ka vdekur para dy muajsh. Kopjuam adresën tënde dhe me gëzimin e madh që jeni shëndosh e mirë, po ju drejtohemi neve motrat e tua Parashqevia dhe Lefteria me dëshirën për t’ju ndihmuar për rastin e drejtuar babait tonë të ndjer. I shkruajtëm menjëherë dhe mbas 10 ditësh na vjen përgjigja bashkë me certifikatën e lindjes brenda, me taksën e paguar nga motrat Çikareli.por me shënimin greko bizantin poshtë çertikatës:

Çertifikata nuk të jep të drejtën për tu kthyer në Paramithi”

Disa vite më parë, studjuesi z. Enver Kushi më tregoi për tre gra Çame qe kishin ardhur nga Paramithia dhe po visitonin me kureshtje të madhe një ekspozitë mbi Çamërinë në Museun Kombëtar. Ato me një gjuhë të pastër Çame e falenderuan kuratorin për kënaqësinë dhe krenarinë që ndjen duke vizituar ekspozitën. Biles e ftuan z. Kushi se në rast i krijohet mundësia të shkojë e ti takojë ato në Paramithi e te jetë i sigurt që do të pritet si në shtëpinë e tij me dashuri dhe mikëpritje Çame të vërtetë. U ndanë me fjalët :“Mirëse te na urdhëroni z.Kushi në Çamërinë tonë të Përbashkët”

Shpesh herë e kam diskutuar me të njohurit e mij se e njëjta gjë më ka ndodhur kur punoja në Bashkinë e New Yorkut; aty ishte punësuar edhe një zonjë moshatare me mua, K. Hurmuzis që e mbante vehten si greke. Por një ditë në bisedë e sipër Kaliopi më tha se mbante mend nga gjyshja e saj tre fjalë shqip: “Ha bukë e pusho!” Atëhere unë ju ktheva me të qeshur: Ç’farë m..t grekeje je ti moj Keli?! Ti dukesh qartë se je me origjinë Shqiptare!. Si Kaliopi ashtu edhe nëna e saj 92 vjeçare, kanë lindur ne NY, ndërsa gjyshja e saj ishte nga Mesollongji dhe atje flisnin me gjuhën e nënës, Shqip.

Vitin e kaluar intelektuali atdhetarshqiptar me banim në Kanada, z. P.Kapllani publikoi ne Anglisht librin mbi Çamërinë “The Last Will”.  Aty përshkruhet veç zgjuarësisë e vendosmërisë Çame edhe respekti e dashuria midis Shqiptarëve Çamë të krishterë e musulman që jetojnë sot e kësaj dite. Këtu dua të nënvizoj faktin se pa kaluar as një jave nga publikimi i librit të mësipërm, Drejtoria e Shtypit e Kryeministrisë Greke në Athinë, shpërndau njoftimin: ”Një Shqiptar, jo Çam, me banim në Kanada botoi një libër në Anglisht për Problemin Çam”

Last Will Chameria Genocide

Kështu ajo zyrë e kryeminstrit grek, që hesht duke pretenduar se “NUK E NJOHIM ÇËSHTJEN ÇAME dhe se Çamëria i Takon Historisë?”, porsa u cfaq libri për Çamërinë shqiptare në Kanadanë e largët, jo vetëm u kujtua, por më shumë u tremb, tamam si trembet greku nga e vërteta, duke shkruajtur se ÇAMËRIA SHQIPTARE JO VETËM SE EKZISTON POR ËSHTË GJALLË EDHE DËSHMON NË ANGLISHT!

Vjet, me rastin e ditës së Pavarësisë së Greqisë, ne një grup atdhetarësh shqiptar me banim në New York, anës Fifth Ave. ku po zhvillohej parada greke, mbajtëm në duar dy pankarta :”HUMAN RIGHTS FOR CHAMERIAdhe “ ARVANITAS=ALBANIAN LIBERATORS and HEROES of GREECE” Në një moment dy gra të moshuara u shkëputën nga parada dhe me një Shqipe të pastër çamçe na falenderuan “Shumë drejtë i keni shkruar!

Autoritetet greke vazhdojnë ende sot të mohojnë masakrat e ushtruara para mbi 70 vjetesh ndaj Shqiptarëve të Çamërisë, duke deklaruar me paturpësi se Çështja Çame nuk ekziston edhe mohim indirekt i Tiranës zyrtare me heshtjen që bën ndaj këtij Genocidi të cilin “rastësisht” e njohu më 1994 e që nga ajo kohë e ka mbyllur në sirtaret e të ashtuquajtur traktat “miqësie”të 1996??!

Dhe grekët e sotëm, ashtu siç i ka karakterizuar shkrimtari i mirënjohur Italian Xhovani Bokaço, janë po ata si para 700 vjetësh: “grekët në rast se të shohin se paraqitesh i dobët, të vërsulen duke qarë e bërtitur për të rrëmbyer çdo gjë tënden; por kur shohin se ti je i fuqishëm dhe i zoti i vetes, atëhere përulen dhe bëhen gati të falin edhe njerëzit e families së tyre” Kjo tregohet se si Greqia e sotme e pocaqisur nga vjedhjet dhe huatë e marra për të mbijetuar, filluan të shesin edhe ishujt e tokat e rrëmbyera mëparë. Faktikisht nuk bëhen nga njerëzit e zakonshëm, por nga politikanët e brymosur me mentalitete bizantino mesjetare. Ata vetëm për të mbajtur ofiqet e trashëguara dhe te vjedhura ne breza kanë marrë hua duke punësuar tifozat e tyre, bile duke dhënë nga ato pare të Europeanëve edhe atyre “grekëve argatë” ose siç do ti quaj ai që mban tamam mbiemrin që i takon Dule/Dhule dhulo-shërbëtori i janullatosit, ose më saktë antishqiptarit më të madh.

Ata jo vetëm kërkojnë të falen borxhet me të cilat u dëfryen nëpër buzuqe, por duke menduar se Europa ju “paska ende nevojën” po i “kujtojnë asaj Europe që i krijoi dhe i mban gjallë ende, dëmshpërblime nga lufta e shkuar.

Dhe mos të harrohet se kjo mungesë dinjiteti shqiptar u jep krahë elementave grekofilë të udhëhequr nga kryeambasadori i greqëzimit Janullatos, të shprehin zyrtarisht pretendimet e tyre ndaj tokave të tjera shqiptare siç po tregojnë këto ditë në Athinë për të ashtuquajtur V.E.

Këtu dua t’ju kujtoj politikanëve të Tiranës të çdo ngjyre që i veshin vehtes, se jovetëm neve Shqiptarët e shpërngulur, por edhe Çamët e krishterë, të cilëve u janë mohuar padrejtësisht të gjitha të drejtat si Minoritet Shqiptar atje; të ngrejnë zërin në Parlamentin Shqiptar ashtu si edhe në Parlamentin Europian me thirrjen kuptimplotë: SHQIPTARËVE TË ÇAMËRISË SI BRENDA KUFIRIT SHQIPTAR ASHTU EDHE ATIJ GREK JU TAKON TË GËZOJNË TË GJITHA TË DREJTAT E MOHUARA SI GJUHA, PRONA DHE IDENTITETI KOMBËTAR SHQIPTAR!!

Sali Bollati, New York, Shkurt 2015

About AAOC

Check Also

Albania Prime Minister Highlights Cham Plight on Greek TV

Albanian Prime Minister Edi Rama has told Greek TV that Greece maintains a theoretical state …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *