Home / Features / BE “njeh” Çështjen Çame
Αλβανοτσαμηδες
τσαμουρια

BE “njeh” Çështjen Çame

Paketa e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati për adresimin e çështjeve të hapura mes Shqipërisë dhe Greqisë, ka marr bekimin e Komisionit Europian.

Ka qenë komisioneri Johannes Hahn, i cili në një seancë dëgjimore me eurodeputetët, ka theksuar faktin që çështja e detit, ndryshe nga sa ka deklaruar ambasadorja greke në Tiranë, njihet nga Komisioni Europian si një çështje e pazgjidhur mes dy vendeve.

Komisioneri Hahn është ndalur në mekanizmin dypalësh në adresimin e çështjeve historike mes dy vendeve, pjesë e paketës Bushati-Kotzias, ku Komisioni njeh si të tillë edhe Çështjen Çame.

Top Channel ka siguruar përgjigjen që Komisioneri Johanes Hahn i ka kthyer shqetësimit të eurodeputetes greke Maria Spyraki lidhur me ato që ajo i ka cilësuar “pretendime irredentiste të Shqipërisë”, duke listuar një sërë ngjarjesh të ndodhura përpara dhe gjatë vizitës së ministrit Kotzias në Tiranë.

Deputetja e nis që nga deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Konventën e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet dhe protestën e zhvilluar gjatë vizitës së ministrit grek në Tiranë. Në fund, eurodeputetja e Demokracisë së Re i adreson dy pyetje Komisionerit Hahn.

“A e konsideron Komisioni veprimet e kësaj partie (PDIU) në qeveri të jetë në frymën e fqinjësisë së mirë, kjo duke qenë dhe një parakusht për anëtarësimin e Shqipërisë?
– A do të marren parasysh ngjarjet e mësipërme në raportin e progresit për Shqipërinë”?”, pyeti eurodeputetja greke.

Përgjigjja e komisionarit Hahn ishte shumë e qartë.

Komisioni vuri në dukje pozitive se frekuenca e vizitave të nivelit të lartë në mes të autoriteteve të Shqipërisë dhe Greqisë është rritur. Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve janë intensifikuar, gjithashtu edhe dialogu politik është formësuar më të mirë. Komisioni mirëpriti faktin se të dy vendet po diskutojnë krijimin e një mekanizmi të përbashkët, që do të mblidhet në mënyrë periodike, për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura dypalëshe. Këtu përfshihet përcaktimi i shelfit kontinental dhe zonave detare shqiptaro-greke, të drejtat e personave që u përkasin minoriteteve dhe çështjen çame. Komisioni ka përgëzuar këto përpjekje, duke shprehur mirënjohjen për ripërtëritjen e një angazhimi të tillë të rëndësishëm diplomatik dypalësh”, iu përgjigj Komisioneri Hahn.

About AAOC

Check Also

Genocidi Vazhdon: Autoritetet greke s’e lejojnë të kthehet në Athinë: Ke lindur në Çamëri

Sa herë që marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Greqisë tensionohen, Athina zyrtare duket se e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *