Home / Uncategorized / ÇAMËRI SHPIRTI T’LOTON – Nga LEK GJOKA

12 MARS 1942 – NGRITJA E FLAMURIT KUQ E ZI NË PARGË

Kamber Cano

Në fillim të vitit 1942 situata për krahinën e Çamërisë ishte me të vërtet dramatike. Kjo për arsyen se politika shoviniste greke vazhdonte të këmbëngulte fort sa çamët ishin shtetas turk ndaj duhet të shkonin në Turqi dhe të shkëmbeheshin me banorët me besim ortodoks nga Azia e Vogël. Nga ana tjetër pushtuesit fashist italianë kërkonin që banorët e Çamërisë të bashkëpunonin me ta për të luftuar kundra Greqisë, pra t’i përdorte si mish për top.

Ndaj shqiptarët e krahinës së Çamërisë vendosën t’i dalin zot vatanit të tyre dhe organizuan në qytetin e Pargës ngritjen e flamurit kuq e zi shqiptar. Në datën 12 Mars 1942 popullsia çame iu përgjigj thirrjes së organizatorëve, patriotëve çam dhe u mblodhën në sheshin kryesor të qytetit rreth 1,000 vetë,si përfaqsues të viseve çame.

Tubimi filloi reth orës 9 – 9 e 30 minuta. Tubimin e hapi Haxhi Sejko nga Filati , i cili kish ardhur me 300 çamë të Filatit. Në fjalën e tij, pasi përmendi masakrat që kishin bërë shovinistët grek kundër popullsisë së pafajshme çame që nga viti 1913 e deri më vitin 1942, citoi fort rëndësinë e ngritjes së flamurit shqiptar si një domosdoshmëri për ti treguar grekëve, italianëve dhe gjithë fuqive të mëdha se Çamëria ishte Shqipëri.

Një ndodhi tepër domethënëse ishte ndërprerja e fjalës së z.Haxhi Sejko nga një çam i Arpicës, i quajtur Isa Idrizi cili mori në duar flamurin dhe i lotuar e puthi disa herë, duke thënë: “Rrofsh o flamur shqiptar edhe 1000 vjet mbas kiametit”

Ndërkohë, një avokat grek e pyet, pak me ironi: “Nuk bën ca shekuj më pak o barba Isaq?”

“Asnjë minutë më pak nuk bënë.”- iu përgjigj Isai.

Në këtë tubim ceremonial ishin pjesmarrës midis shumë përfaqsuesve të zonës së Çamërisë, edhe përfaqësuesit nga fshati im Arpica.

parga flamuri

(Shënimi im:Unë kam dijeni ,nëpërmjet bisedave ,dekumentacionit dhe informacionit vetëm për një pjesë të pjesmarrësve, kryesisht ata të fshatit Arpicë – Arilë(Arpicë) dhe zonave përreth saj. Janë të lutur, kush ka informacione edhe për pjesmarës të tjetë ta pasuroj listën )

  1. Mustafa Suloti…………Arpicë
  2. Sadik Suloti…………….Arpicë
  3. Ibrahim Muhameti…….Arpicë
  4. Izder Muhameti………. Arpicë
  5. Xhafer Muhameti………Arpicë
  6. Jasin Muhameti………Arpicë
  7. Hamit Muhameti……….Arpicë
  8. Duro Balo………………..Arpicë
  9. Sulejman Ahmeti………Arpicë
  10. Muhamet Shabani……Arpicë
  11. Ibrahim Nebiu………….Arpicë
  12. Jakup Arifi……………..Arpicë
  13. Meço Jaho……………..Arpicë
  14. Izeir Zeqiri……………..Arpicë
  15. Ismail Zeqiri……………Arpicë
  16. Isa Idrizi………………..Arpicë
  17. Behlul Idrizi……………Arpicë
  18. Izeir Fetahu……………Arpicë
  19. Nuredin Hyseni……….Arpicë
  20. Galip Husi……………..Arpicë
  21. Hamit Isai……………..Arpicë
  22. Kujtim Isai……………..Arpicë
  23. Brahim Bardhi…………Arpicë
  24. Hysen Shurdhi………..Arpicë
  25. Avdulla Sako………….Arpicë
  26. Sulejman Avdiu……….Arpicë
  27. Dahir Haxhiu…………..Arpicë
  28. Halil Mersini……………Arpicë
  29. Refat Omeri……………Arpicë
  30. Haxhi Shuaipi(Cano)…….Arpicë
  31. Mehmet Cano……………..Arpicë
  32. Ferrik Cano………………..Arpicë
  33. Riza Bido……………………Arpicë
  34. Jaho Xhaferri……………..Arpicë
  35. Bedri Fejzo………………..Arpicë
  36. Sulo Hoxha……………….Arpicë
  37. Kasim Tahiri………………Arpicë
  38. Riza Gerra…………………Arpicë
  39. Halim Gerra……………….Arpicë
  40. Isa Gerra…………………..Arpicë
  41. Muhamet Duli…………….Arpicë
  42. Rakip Xhaferri……………Arpicë
  43. Galip Muho………………Arpicë
  44. Riza Muho……………….Arpicë
  45. Brahim Alushi…………..Arpicë
  46. Iliaz Aliu..…………….. Arilë (Arpicë)
  47. Osman Hasani……….. Arilë (Arpicë)
  48. Mamo Brahimi……….. Arilë (Arpicë)
  49. Mejdi Beqo……………..Arpicë
  50. Muhamet Isufi……….. Arilë (Arpicë)
  51. Shuaip Kurti………….. Arilë (Arpicë)
  52. Meçe Vehipi………… Arilë (Arpicë)
  53. Ismail Fejzo…………… Arilë (Arpicë)
  54. Sulejman Mane……….Arilë (Arpicë)
  55. Lut Shuaipi……………….Arilë(Arpicë)
  56. Fuat Meleqi………………Arilë(Arpicë)
  57. Rexhep Aliu………………Arilë(Arpicë)
  58. Damin Nuhu……………Vrohona
  59. Avdulla Kasimi………….Margëlliç
  60. Galip Myrto……………….Volë

Midis pjesmarrësve ishte edhe im atë Qamil Cano, nga Arpica. Thuajse të gjithë këta pjesmarrës të këtij akti atdhetar kanë banuar në Vlorë dhe mbi 80% të tyre i kam njohur personalisht. Nderim dhe respekt për këta çam patriotë.

Për këtë shkrim ,të dhënat janë marë nga dokumenta të publikuara nga Shoqata “Çamëria”, nga libri i z. Bujar Shurdhit “Komb Shqiptaria – Nga Kosova te Çamëria” dhe nga një bllok shënimesh të z. Xhevdet Malaj)

About AAOC

Check Also

Genocidi Vazhdon: Autoritetet greke s’e lejojnë të kthehet në Athinë: Ke lindur në Çamëri

Sa herë që marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Greqisë tensionohen, Athina zyrtare duket se e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *